Connect with us

Lajme

Zemaj: S’ka pasur neglizhencë ndaj sindikatave sa i përket vaksinimit në Kukës

Publikuar

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka konfirmuar sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetësorë që do t’i marrin në Kukës.

I pyetur se a ekziston ndonjë mungesë komunikimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatës Sindikale të Shëndetësisë lidhur me procesin e vaksinimit të personelit shëndetësor nga Kosova në Kukës, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se të gjitha komunikimet i kanë bërë me Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se nuk është kompetent për t’i komentuar komunikimet që sindikata i bën me shtetet tjera.

“Asnjë neglizhencë. Asnjë komunikim sa i përket komunikimit me sindikata. Ka pasur raste kur në mesnatë kanë kërkuar takim – unë i kam pritur herët në mëngjes”.

“Asnjë kërkesë dhe asnjë adresim nuk e kam pasur nga sindikatat përveç asaj që është dëgjuar nëpër rrjete sociale”.

“Ne kemi komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, komunikimet tjera nuk i dimë dhe nuk jemi kompetent t’i përcjellim”.

“Gjithçka ka ndodhur përmes vijës institucionale, se si adresohen partnerët tjerë me shtetet tjera, nuk do të duhej të ishin problem i yni”.

“Dokumentacioni dhe faktet ekzistojnë, për të tjerat nuk jemi të njoftuar”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Syla: Rama konfirmoi 500 vaksina për punëtorët shëndetësorë nga Kosova

klankosova.tv

.

NA NDIQ NË FACEBOOK