Connect with us

Lajme

Zaev: Bashkimi Kosovë-Shqipëri s’do të ishte gjë e mirë

Publikuar

më

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se një bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ishte gjë e mirë. Duke folur për “N1”, Zaev ka thënë se një bashkim kombëtar i shqiptarëve nuk është e ardhmja që e duan popujt në rajon sepse e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.

“Një Evropë pa kufij në të cilën njerëzit bashkëpunojnë dhe komunikojnë dhe jam i bindur se këto ide janë nga individët që janë pakicë dhe s’kanë të ardhme”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse ka bashkëpunim më të madh rajonal, Evropa do t’i respektojë më shumë shtetet e Ballkanit.Duke folur për problemet e kamotshme në Ballkan, Zaev ka thënë se edhe Serbia e Kosova kanë sfidat e tyre përballë, por ato mund të zgjidhen përmes dialogut e miqësisë.

Sa i përket përmirësimit të raporteve mes shteteve në rajon lideri i Maqedonisë ka shtuar se Shkupi po krijon marrëdhënie të mira me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq duke u munduar të promovojë të gjitha rrugët e bashkëpunimit mes maqedonasve, shqiptarëve e serbëve.

Në këtë pikë ka shtuar se pret që edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, t’u bashkohet liderëve në bisedimet “për të mirë të të gjithëve”, pasi të marrë udhëheqjen e shtetit të Kosovës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.Sipas tij, iniciativa e “Mini-Schengenit” do të sillte të mira për të gjitha palët.

Zaev ka deklaruar se një iniciativë e tillë do të afronte të gjithë rajonin drejt BE-së.Diskutimet për bashkimin kombëtar mes shqiptarëve nisën që nga fushata për zgjedhjet e fundit nga akterë të shumtë në Kosovë. Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i saj Albin Kurti u shpreh se aktualisht një gjë të tillë e pamundëson Kushtetuta e Kosovës.

.

Maqedoni12 minutes ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri42 minutes ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme2 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni3 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri4 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme5 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni6 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri6 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme7 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni8 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri8 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë9 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK