Connect with us

Lajme

Vrasja e maturantit Angell Petkovskit, rikonstruohen dy versionet e ngjarjes

Publikuar

më

U inskenuan dy versione – ai i Prokurorisë dhe i akuzuarit, Naser Eshtrefi. Por, babai i Angellit, i cili ishte i pranishëm në momentin e therjes me thikë të djalit të tij, e që kishte ardhur për ta ndjekur rekonstruimin e ngjarjes, tha se i akuzuari Eshtrefi ka dhënë versione të rreme të ngjarjes. 

“Këtu e humba djalin. Te këto shkallët këtu u rrëzua dhe e mbajta në duar deri lart. Mendova që është në komë. Humbja për mua është e madhe. Edhe nëse botën do të ma jepnin, nuk vlen sa Angelli.”,- tha babai i Angellit, Sasho Petkovski. 

Pas rekonstruimit të ngjarjes është në duart e gjykatës të vendosë se cili nga versionet është i saktë, thotë pala mbrojtëse, e cila pretendon se Eshtrefi e ka kryer veprën në vetëmbrojtje, pasi është sulmuar nga Angelli dhe babai i tij. 

“U panë dy versione, versioni i mbrojtjes dhe i palës së dëmtuar, gjegjësisht familjes së të ndjerit. Gjykata duhet të vendos cili version do të jetë më i besueshëm.”,- theksoi avokatja, Ivanka Jakimovska. 

Ngjarja e vrasjes së Angellit ndodhi më 19 maj të vitit 2014 në Lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit, kur Angelli dhe babai i tij u vunë pas Naser Eshrefi dhe e zunë atë para Spitalit të Syve, pasi Eshtrefi u kishte vjedhur biçikletën. Në përleshje e sipër Angelli u ther me thikë. Për këtë vepër  Eshtrefi u dënua me 14 vjet burg. 

Lajme20 minutes ago

VLEN i përgjigjet letrës së Ali Ahmetit: Miratuat tre ligje për gjuhën shqipe, por asnjëri nuk e zgjidhi çështjen

Lajme28 minutes ago

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja në cilin vend renditet

Shqipëri2 hours ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA3 hours ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme3 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri5 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme6 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri8 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme9 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni10 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri10 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni11 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

NA NDIQ NË FACEBOOK