Connect with us

Lajme

Veliaj takon Artan Grubi, ftesë shqiptarëve të Maqedonisë për t’u regjistruar në census

Publikuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti Zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të cilit i dhuroi “Kullën e Sahatit”.

Zv/kryeministri Grubi kërkoi mbështetjen e kryebashkiakut që të bëhet pjesë e fushatës për ndërgjegjësimin dhe mobilizimin maksimal në procesin e regjistrimit të diasporës, proces i cili ka filluar më 1 mars dhe përfundon në 21 prill.

Erioni është një figurë e dashur, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe për ata të Kosovës dhe diasporës. Pa asnjë dyshim që, thirrja e tij për regjistrim do ketë një impakt shumë të madh deri tek bashkëqytetarët tanë, të cilët jetojnë në diasporë”, theksoi zv/kryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi rëndësinë që ka procesi i regjistrimit dhe bëri një paralelizëm me Tiranën.

Kur morëm detyrën, në Tiranë kishim lagje të tëra që ishin populluar ndër vite, të cilat përdornin shërbimet, shfrytëzonin infrastrukturën, por regjistrimin e kishin në një qytet tjetër. Për këtë arsye nuk e dinim se sa banorë kishin lagje të caktuara, ndaj nuk buxhetonim dot mjaftueshëm për ndërhyrjet në infrastrukturë, nuk planifikonim dot shkollat e reja, për linja të autobusëve. Nëse regjistrimi është i rëndësishëm për një qytet, imagjino sa i rëndësishëm është për një shtet, ku të drejtat varen prej regjistrimit apo prej popullatës mbi 20%”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, ai i ftoi të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, që të regjistrohen, sepse duhen vetëm 5 minuta për ta kryer këtë proces.

I ftoj të gjithë miqtë, sidomos shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri apo kudo në botë, të regjistrohen në faqen e censusit të Institutit të Statistikave të Maqedonisë së Veriut. Procesi zgjat vetëm 5 minuta dhe secili mund të regjistrojë veten, bashkëshorten, fëmijët, familjarët, prindërit – është një akt patriotik, që i garanton shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të drejta që janë fituar me shumë, shumë mund, me shumë djersë, madje dhe me shumë, shumë gjak”, nënvizoi Veliaj.

.

Lajme42 minutes ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri2 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme3 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni4 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni7 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK