SKENA
“Vajzë koti, na shpife”, Sindi u përgjigjet ndjekësve që mendojnë se Atdheu e Loco po tallen me të

Sindi Loci është një nga vajzat e “Për’puthen” më aktive në rrjetet sociale. Ajo herë pas here bën bashkëbisedime me ndjekësit, të cilët i bëjnë pyetje të ndryshme, komplimente apo edhe kritika të ashpra.
Së fundmi, një ndjekës i ka thënë se Loco dhe Atdheu po e përdorin atë, madje edhe po tallen.

“Ty të tall dhe përdor Atdheu dhe Elvisi, turp për ty. Të ka bërë dëm matsha çai”, i shkruan një fans Sindit, e cila i përgjigjet: “Është shumë për të ardhur keq që mendoni se mua mund të më komandojë dikush. Unë jam e papërballueshme, më beso. Po në çdo shpërthim timin ata më kanë komanduar apo kanë qenë të tjerë. Fakti që kam një mendim me ti në lidhje me shumë gjëra aty nuk do të thotë se më komandojnë, por se jeni në dijeni të disa gjërave më shumë se ju që na shihni nga ekranit”.
“Të kisha zhdukur pa menduar dy herë okey”. Ti kurrë nuk mendon çfarë flet, çfarë bën, vajzë koti je na shpife”, i shkruan dikush.

“Si ke ndërmend të më zhdukësh jam shumë kurioze. A thua se të kam vrarë ndonjë familjare. Mjaft bre me këtë mllef dhe zilie se ju bën shumë keq”, i përgjigjet Sindi.
Ndërsa një fanse e ka kritikuar ashpër duke i thënë: “Je imazhi më i keq i fe,mrës aty. Femra xheloze. Skuthe, paragjykuese, histerike”.
“Pupuuuuu sa mllef paske moj zemër… Qetësohu se s’të bën mirë zilia kaq e lartë. Shumë dashuri për ty gjithashtu”, i shkruan Sindi.

















