Religjion
Urtësi Kur’anore: Lutja dhe duaja e djelmoshave të sures El-Kehf

Urtësitë kur’anore nuk kanë fund. Në secilën sure të Kur’anit gjejmë dhe hasim urtësi dhe mësime të shumta. Një prej tyre është edhe në suren El-Kehf, në ajetin e 10-të, ku Zoti na shpalos një realitet historik, me rastin e lutjes së disa të rinjve, të cilët, pasi ishin aktivizuar, më në fund u lutën:
“Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” (El-Kehf, 10)
Punët e suksesshme, projektet dhe iniciativat fillojnë me lutje dhe dua. Sa më shumë që nismat tona i fillojmë me lutje të sinqerta, aq më afër realizimit të tyre jemi, sepse me lutje ne kërkojmë ndihmën e Zotit, Ndihmëtarit dhe Mbështetësit më të madh, të atij që gjithçka është në dorën e Tij. Muhammedi a.s. na ka njoftuar se: “Nuk ndodh që dikush të bëjë një lutje, e që All-llahu të mos ia pranojë atë që e kërkon apo t’ia largojë një të keqe për të cilën lutet, përderisa lutja nuk shtrohet për diçka që është e ndaluar apo që paraqet ndërprerje të lidhjeve farefisnore.” (Ahmedi dhe Tirmidhiu).
Dije, pra, se djelmoshat u lutën pasi ishin të bindur se përkujdesja hyjnore është e pranishme në çdo çast, në secilin moment. Duaja nuk është vetëm lutje, por edhe ibadet, ndërkohë për këtë ibadet Zoti nuk ka caktuar as kohë, as formë, as gjendje, e kjo e bënë edhe më madhështore, më të dashur e më tërheqëse si akt fetar.
Hfz.Mehas Alija
(Islampres.ch)


















