Connect with us

Lajme

“Turqia do të përpiqet të ndikojë te zgjedhjet!” Ankaraja i përgjigjet Macronit: Keqardhje

Publikuar

Ankaraja i ka cilësuar të papranueshme deklaratat e Presidentit Macron se Turqia mund të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale franceze vitin e ardhshëm.

“Ne e konsiderojmë të rrezikshme. Rreth 800 mijë banorë të komunitetit turk që jetojnë në Turqi nuk kanë një axhendë për politikën e brendshme të Francës. Ne mendojmë se këto deklarata të z. Macron janë për të ardhur keq dhe të papranueshme”, deklaron ministria e Jashtme turke.

Por cfarë tha Macron?

Presidenti francez Emanuel Macron shprehu shqetësimin e tij se Turqia do të përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në Francë. “Kërcënimet nuk janë të fshehura, prandaj mendoj se duhet të jemi të qartë” tha ai duke rindezur tensionet mes dy vendeve.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK