Lajme
Traktati i pandemisë: Firmosin 20 udhëheqës, mes tyre edhe Rama

Pandemia e koronavirusit ka shtyrë më shumë se 20 liderë botërorë të bëjnë thirrje për një zgjidhje të re për të ndihmuar botën të përgatitet ndaj situatave të ngjashme në të ardhmen.
Udhëheqësit thonë se, për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkombëtar duhet një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore. Në shkrim theksohet se vendet duhet tani “të jenë më të përgatitura për të parashikuar, parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj pandemive në një mënyrë shumë të koordinuar“.
Një traktat i ri do të ndihmonte në krijimin e sistemeve më të mira për njoftimin e njerëzve për pandemitë e mundshme. Pakti gjithashtu do të përmirësonte ndarjen e të dhënave dhe shpërndarjen e vaksinave dhe paisjeve mbrojtëse personale. “Do të ketë pandemi të tjera dhe emergjenca të tjera të mëdha shëndetësore. Asnjë qeveri e vetme ose agjenci shumëpalëshe nuk mund ta trajtojë këtë kërcënim vetëm”, shkruajnë liderët botërorë, shkruan Tch, transmeton Klan Kosova.
Që kur koronavirusi u shfaq në Kinë, në fundin e vitit 2019, vendet anembanë globit janë detyruar të marrin masa të forta, përfshirë dhe izolimin kombëtar, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e sëmundjes, një mision ky që rezultoi mjaft i vështirë.
.


















