Connect with us

SKENA

Thellohet tragjedia në Fier, pasi masakroi me thika gruan, vret edhe veten

Publikuar

Një person është gjetur i vdekur pak minuta më parë në Fier, në fshatin Sheq, pranë fushës së grumbullimit të plehrave.

Burime bëjnë me dije se personi që është gjetur i vdekur është Demokrat Medinaj, i cili pasditen e djeshme masakroi 31 herë me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj.

Vendi ku është gjetur Medinaj është pranë banesës ku jetonte me familjen e tij, të cilët kishin një biznes privat, pulari.

Çifti Medinaj kishin së bashku dy fëmijë të mitur, të cilët ishin dëshmitarë të skenës së vrasjes së të ëmës së tyre, dhe tashmë brenda orësh kanë humbur dhe të atin, ndërsa kjo ngjarje ka marrë përmasa tragjike.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK