Connect with us

Lajme

Tensionet në Elbasan, Rama: Shfaqje vulgare, dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tensioneve në qytetin e Elbasanit ku pati përplasje mes simpatizantëve të Lulzim Bashës dhe të Partisë Socialiste.

Përmes një statusi në Twittter, kreu i qeverisë e quan incidentin një shfaqje vulgare të një opozite që kërkon sherr dhe përçarje dhe që ka mbetur në duart e një kukulle të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!

Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!”.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK