Connect with us

Lajme

Tensione në Vlorë, mblidhet kryesia e PD-së, pritet të japë dorëheqjen Bujar Leskaj!

Publikuar

VLORË– Drejtuesi politik për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj pritet që të japë dorëheqjen nga momenti në moment. Dosja.al ka mësuar se mbrëmjen e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës.

Prej tre orësh anëtarët e kryesisë dhe kandidatët për deputetë po diskutojnë me mjaft tension mes tyre. Nga momenti në moment pritet që Leskaj të dorëzojë dorëheqjen e tij, por arsyeja ende nuk dihet.

Leskaj ishte emri i parë në listën e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike  për qarkun e Vlorës, dhe pasohet nga Ina Zhupa, kështu që pakënaqësia për shkak të renditjes, përjashtohet si mundësi. Pritet që të zbardhen debatet mes demokratëve në Vlorë dhe arsyet që e çuan Leskajn në këtë vendim.

NA NDIQ NË FACEBOOK