SKENA
Tea reagon pas thumbave të Meridianit për rikthimin në “Përputhen”

Tea dhe Meridiani kapen në rrjete sociale.
Rikthimi i Teas dhe Beartit në “Përputhen” ka nxitur reagime nga opinionisti Meridian Ramcaj, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, ai ia ka kujtuar Teas deklaratat që kishte dhënë kundër Olsës dhe gjithë produksionit të “Përputhen”.
“Peshty-lepij, lepij-peshty, peshty-lepij dhe lepij-peshty, te djele te mbare”, ka shkruar ai në një prej postimeve.
Ndërsa, pas kësaj, Tea reagoi duke publikuar një video nga një diskutim që kishin Arjan Konomi dhe Meridiani në studion e “Përputhen”, e që ishte për çështjen e opnionit.
Kjo gjë bëri që Meridiani të reagonte duke ia publikuar videon me deklaratat e Teas kundër Olsës dhe e pyet se si është me kujtesën.

Madje, ai nuk u ndal me kaq dhe postoi edhe një tjetër video, në të cilën shkruan “Opinion eshte te japsh opinion ndaj nje situate qe ti shikon”. /Lajmi.net/

















