Connect with us

Lajme

Të shtëna me armë në Vlorë, si nisi sherri mes të rinjve brenda lokalit

Publikuar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës. Burime për faxweb bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ’24 Maji’, në zonën e njohur si tregu i Orizit.

Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa të rinjve brenda një lokali në afërsi të shkollës 24 Maji, në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se disa nga personat e përfshirë në konflikt kanë shkuar drejt automjetit dhe kanë marrë armën duke qëlluar në lokal. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK