Connect with us

Lajme

Të reshurat e borës dhe mungesa e rrymës paralizojnë banorët e fshatrave të Tetovës – Reagon ASH

Publikuar

Të rreshurat e pandërprera të borës sot kanë vështirësuar lëvizjen e banorëve të fshatrave të Tetovës në dy anët e lumit, kështu nis reagimi i Aleancës për Shqiptarët, dega Tetovë pas rreshejve që kanë përfshirë gjithë vendin.

“Si shpeshherë rrugët e këtyre fshatrave nuk pastrohen nga Komuna e Tetovës dhe ndërmarrja e cila e ka fituar tenderin për pastrimin e rrugëve. Për të qenë tragjedia me madhe disa banorë të këtyre fshatrave kanë denoncuar se nuk as rrymë elektrike gjatë këtyre ditëve.Apelojmë tek Komuna e Tetovës që urgjentisht të dërgojë makineritë për pastrimin e rrugëve edhe atë në rrugën Sellcë -Vicë, rruga për në fshatin Gjermë , si dhe rrugën Shipkovicë-Brodec-Veshallë -Bozofcë. Është e pa tolerueshme neglizhenca e Komunës së Tetovës qe sa herë që bie borë, banorët e malësisë së Tetovës të paralizohen dhe mos te mund te lëvizin dhe ti kryejnë punët e tyre të përditshme. Gjithashtu bejme thirje edhe EVN që të dale ne teren dhe të sanojë defektet e rrymës elektrike”, thuhet në reagimin e Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë./Zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK