Connect with us

Lajme

Sondazhi : Amerikanët mbështesin planin e Biden për pandeminë

Publikuar

më

Joe Biden po shijon një muaj mjalti presidencial, me 60% të amerikanëve që mbështesin planin e tij të punës, sipas një sondazhi të agjencisë “Associated Press” dhe Qendrës për Kërkime në Fushën e Çështjeve Publike NORC.

Në një moment të polarizimit të thellë politik në Amerikë, mbështetja për planin e Biden ndaj pandemisë shtrihet përtej vijave të partisë. 70% e amerikanëve mbështesin mënyrën se si presidenti demokrat ka trajtuar pandeminë, përfshirë 44% të republikanëve.

Biden vazhdon të përballet me shumë skepticizëm nga amerikanët për sa i përket rikuperimit ekonomik. 55% e amerikanëve miratojnë qasjen e Biden ndaj ekonomisë deri më tani, dhe 63% thonë se ekonomia amerikane është në krizë të madhe.

Republikanët gjithashtu kanë më pak gjasa të mbështesin Biden në planin ekonomik sesa atë pandemik, me vetëm 17% që mbështesin administrimin e tij fiskal. Më pak se dy muaj nga presidenca e tij, Biden ka venë në fokus pandeminë, duke u bërë thirrje amerikanëve të ndjekin masat për distancimin social dhe përdorimin e maskave .

Ai gjithashtu tha që derisa përhapja e virusit të mos jetë nën kontroll, ekonomia nuk do të rimëkëmbet plotësisht. Për të adresuar mungesat financiare , ai i ka kërkuar Kongresit të miratojë një plan shpëtimi me 1.9 trilion dollarë që do të siguronte pagesa të drejtpërdrejta për miliona amerikanë dhe fonde të mëdha në qeveritë e shtetit dhe lokale.

Plani është miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve. Trajtimi i pandemisë nga ana e Presidentit Biden mund të përcaktojë rrjedhën e presidencës së tij dhe të çështjeve të rëndësishme të agjendës së tij politike.

.

Lajme39 minutes ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri3 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme4 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni5 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri5 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme6 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni7 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri7 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë8 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme8 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni10 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

NA NDIQ NË FACEBOOK