Lajme
Snopçe nga opozita: Situata në Konjarë është përkeqësuar, qeveria gënjeu banorët

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Halil Snopçe ka reaguae sot në lidhje me gërmimet që bëhen në rajonin e Konjares në Shkup. Banorët e kësaj ane ankohen prej kohësh, mdërsa institucionet e shtetit, sipas tyre, nuk po ndërmarrin masa. Nga gërmimet e bëra janë krijuar “liqene” artificiale, ndërsa rrezikohen shtëpitë e banorëve të Konjares. Për këtë çështje, Snopçe pati reaguar para disa muajsh, duke e pyetur kryeministrin Zaev. Por sipas tij, edhe pse Zaevi kishte premtuar zgjidhje për hallin e banorëve të Konjares, situata jo vetëm që nuk është zgjidhur, por është përkeqësuar më shumë, përcjell in7.
Kjo është deklarata e plotë e Halil Snopçes, deputet i Opozitës Shqiptare:
Me date 26 Dhjetor, i parashtrova kryeministrit pyetje deputetesh ne lidhje me injorimin nga ana e qeverise qytetareve te Konjares, Komuna e Petrovecit. Behet fjale per nje katastrofe natyrore e krijouar me dijenine e qeverise. Une u shpreha i kenaqur nga pergjigja e kryeministrit i cili tha se eshte i njohtuar me rastin dhe premtoi se qeveria do te ndermer masat e nevojshme per te eliminuar problemin.
Me keqardhje konstatoj se pavarsisht se ka pasur vizita nga ana e inspektoreve, poashtu edhe te ministrave, problemi nuk eshte zgjidhur. Sipas interpretimeve te banoreve te Konjares edhe me teper eshte perkeqesuar. Ne nderkohe jane bere deme edhe me te medha te cilat jane me pasoja te pariparueshme.
Kete pres konference e kam caktuar me kerkese te ketyre banoreve qe edhe njehere ti bej thirje qe pergjegjesit te angazhohet ne interest e qytetareve te kesaj ane dhe jo ne interest e biznes grupeve per perfitime materiale qe fatkeqesisht eshte trend ne shtetin tone. Ato qe duhet te ndermarin hapa ne zgjidhjen e problemit te veprojne e jo te aktrojne se bejne dicka pa mos aritur asnje rezultat konkret.
Tani me lejoni te lexoj reagimin e qytetareve:
Pas pyetjes se deputetit, gjendja ne Konjaren e mesme me germimin e tokes eshte katastrofole. Pavarsisht premtimeve nga ana e kompetenteve, nuk ka zgjidhje per problemin. Germimi nuk eshte nderpre, dhe gati se jane afruar shtepive. Ne Konjare ne vizite ka qene ministry i Bujqesise me inpsektor te bujqesise, ne krye me z. Shapuric. Gjate vizites eshte konstatuar se parcela nr. 1820 ne Konjaren e Mesme, e cila eshte dhene ne koncesion me 26,12,2018 si toke e perpunueshme, e njejta nuk shfrytezohet per ate qellim. Kjo parcele eshte shfrytezuar per nxjerrje te rreres dhe zhavorit. Pas kesaj kontrolle ministria e bujqesise e prish kontraten me firmen Akva Progres. Por, koncesioneri vazhdon germimin me intenzitet te njejte. Ne venmdgjarje kane qene edhe ministry Nikolovski, edhe ministry Nuredini. Drejtoresha Ana Petrovska ne deklaraten e dhene mediave potencoi per paregullsi ne punen e koncesinerit te cilet jane ne kundershtim me mareveshjen per koncesionim. Poashtu edhe ministrat u pajtuan se duhet bere kontroll ne punet atje dhe ne afat sa me te shkurter te zgjidhet problemi. Pavarsisht kontrollave koncesioneri vazhdon me pune edhe me intenzitet me te madh duke vazhduar te shkateron mjedisin, floren dhe faunen e kesaj ane. Banoret frikesohen se me kte intenzitet edhe rezervat te ujerave nentokesore do te zvogelohen. Me kete do te shkaterohet nje nga gjerat kryesore per mbijetese ne keto ane. Ne 09.03.2021 inspektorati shteteror beri matjen me gjeometra. Kishte problem pasi qe koncesioneri nuk lejonte qe ato te kryejne punen e tyre. Koncesioneri mundohet te vendos prova se ujrat nentokesor jane ne thellesi prej 5 deri ne 7 metra. Por realiteti eshte se ato jane prej 3.5 deri ne 4 metra. Ne banoret e ketyre aneve po dyshiojme ne parregullsi dhe ne thyerje te ligjit, dhe kete e bazojme ne moslejimin e matjes se parceles ku kryhet germimi.
Dhe besoni, thone qytetaret, pas cdo kontrolli nga ana e organeve kompetente, koncesioneri behet edhe me i forte dhe me i vendosur ne qellimin per shkaterimin e mjedisit jetesor tonin dhe e ve ne pikepyetje ekzistencen tone ne keto hapesira.
Ne muk dime se cka duhet te ndodhe qe shteti e zgjedh kete problem. Po pyesim kryeministrin ne a jemi qytetare te ketij shteti dhe ne a dallojme prej qytetareve te tjere te ketij shteti dhe a meritojme mbijetese ne kleto hapesira.
Per ne fund porosisim se do vazhdojme me te gjitha format demokratike, metoda te lejuara sipas ligjit, ta ruajme kete pasuri natyrore tonin dhe ta mbrojme mjedisin jetesor qe gjeneratave te ardhshme lejojme mjdis normal per jetese.
















