Lajme
Si nisi sherri në Elbasan, socialistët si duruan thirrjet “Rama ik”, iu sulën Bashës me ofendime, mes turmës dhe një vajzë

ELBASAN– Përplasja në Elbasan mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe Socialiste ka “shkatërruar” festën e Ditës së Verës në qytetin e saj simbol. Publikohen pamje nga momenti i nisjes së përplasjes mes të rinjve të qytetit, të cilët sapo kanë parë kryeministrin Edi Rama kanë nisur të thërrasin: Rama ik!
Thirrjet nuk kanë munguar as nga socialistët, të cilët nuk i kanë kursyer fyerjet personale ndaj kryedemokratit; “Basha, Basha, t ** motrën!”.
Disa persona njëri prej të cilëve me kapuç në kokë konfliktohen fizikisht ndërsa mes turmës futet edhe një vajzë që përpiqet t’i ndajë, ndërsa një i moshuar rrëzohet në tokë. Në këtë moment ndërhyjnë efektivët e policisë të cilët marrin një nga të rinjtë e përfshirë në sherr për ta shoqëruar në Komisariat, ndërsa pas tyre dëgjohet vetëm një: Lëshoje çunin!
Vizita e kryeministrit Edi Rama sot në qytetin e Elbasanit ka nxehur gjakrat e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke shkaktuar një plasje mes tyre dhe socialistëve. Fatmirërisht nuk kishte të lënduar, ndërsa Policia ka nisur punën për identifikimin e tyre. Nuk kanë munguar as komentet nga përfaqësuesit e partive politike në vend./dojsa.al


















