Connect with us

Kosovë

Shtohet edhe ndikimi i Ankarasë krahas Beogradit, turqit ‘pro’ Osmanit, me kushte ndaj Kurtit

Publikuar

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, dhe pretendentja për presidente Vjosa Osmani e konsideronin të kryer përkrahjen nga minoritetet për të formuar qeverinë, rrjedhimisht edhe presidentin. Por, takimet me minoritetet i patën më të vështira se me oponentët politik të partive më të mëdha.

Ndikimit të Beogradit zyrtar përmes Listës Serbe, i është shtuar edhe ndikimi i Ankarasë zyrtare përmes dy përfaqësuesve turq, shkaku i ambasadës në Jerusalem.

Lista Serbe nuk ishte e qartë publikisht se çfarë konkretisht i kërkuan Albin Kurtit, përveç se shprehën gatishmërinë për konsultime dhe bisedime me qëllim të avancimit të kushteve në të cilat jetojnë serbët e Kosovës dhe se “të gjitha partitë e tjera, që ndajnë këto qëndrime, do ta kenë Listën Serbe për bashkëbiseduese”.

Nuk u specifikua nëse është folur për rezultatin e zgjedhjeve dhe akuzat për manipulim me vota, apo ministritë që i takojnë. Tradicionalisht serbët kanë drejtuar Ministrinë për Kthim dhe Komunitete.

Nuk u përmend nëse është folur edhe për çështjen e “Zajednicës”, së cilës Albin Kurti i referohej derisa ishte në opozitë. Implementimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian.

Albin Kurtit po i bëhen problem edhe votat e dy përfaqësuesve turq në Kuvendin e Kosovës. Takimi i tyre me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin nuk i definoi pakënaqësitë, dhe Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke, pret që deri të premten të ketë edhe diskutime tjera në lidhje me votën për qeverinë.

Ata po kërkojnë një post ministror, derisa bëhet e ditur se në takim është diskutuar edhe një lidhje me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ne si dy deputetë do të jemi pranë që të ketë zgjidhje të përbashkët me BE-në, OKB-në, vendet tjera dhe Turqinë në lidhje me ambasadën”, deklaroi Damka.

Izraeli njohu Kosovën si shtet të pavarur më 4 shtator 2020, gjatë një takimi të palës kosovare dhe asaj serbe në Shtëpinë e Bardhë, të ndërmjetësuar nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Së fundi është hapur edhe zyrtarisht ambasada e Kosovës në Jerusalem, veprim që u përcjellë me kritika nga Bashkimi Evropian dhe Turqia.

Zotimi në fjalë i Kosovës është shkelje e ligjit ndërkombëtar, veçanërisht i rezolutave të OKB-së të miratuara për këtë çështje”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 mandate, dhe pakicat kanë 20 mandate. Shumica e përfaqësuesve minoritarë kanë shprehur gatishmërinë për votimin e qeverisë, por kuorumi për presidentin ende kërkon kohë të sqarohet.

Lista Serbe i ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara, dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.

.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK