Lajme
Shqipëria ofron vaksina për të gjithë mjekët kosovarë (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ofroi vaksinim edhe për 11 mijë mjekë kosovarë.
Për këtë është dërguar kërkesë edhe në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, të cilën e konfirmoi Ambasadori, Nait Hasani, njofton Klan Kosova.
Hasani deklaroi për Klan Kosovën se po presin nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për koordinimin e hapave të mëtutjeshëm.
Ambasadori gjithashtu falënderoi Shqipërinë për këtë të mirë, derisa thotë se duhet të bëhet një organizim i mirë që mjekët të vaksinohen sa më shpejt.
Por, organizimin për vaksinimin e 11 mjekëve ne Kukës të Shqipërisë pritet ta bëjë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Por, kryesindikalisti, Blerim Syla, thotë se ende nuk ka marrë konfirmim nga ministria që këtë punë mund ta kryejnë bashkë.
Megjithatë, Syla bënë të qartë se asnjë mjekë kosovar nuk do ta marrë vaksinë nga Kina apo Rusia, por atë britanike AstraZeneca.





















