Lajme
Shpërthen bombola e gazit në Likovë, 6 persona përfundojnë në spital

Një bombolë gazi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të dielle në një vikend shtëpizë në fshatin Mateç të komunës së Likovës me çka të lënduar kanë mbetur 6 persona.
Siç mëson TV21 nga udhëheqësia e Spitalit të Kumanocvës, 6 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit. 3 në repartin intenziv të Kirurgjisë Plastike, dhe 3 në repartin Kirurgji të Spitalit të Qytetit.
Fatkeqësia ka ndodhur në një vilë jashtë fshatit, ndërsa të kanë qenë duke qëndruar disa të rinj, të moshës 30-40 vjeçare./Zyrtare.net/
















