Connect with us

Religjion

Shpërblimi për furnizimin e gruas dhe fëmijëve

Publikuar

“O Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi dhe besimtarët – në Ditën kur do të jepet llogari!”/Surja Ibrahim, 41/

Njeriu, përveç pjesëmarrjes në edukimin e fëmijëve me këshillat, vërejtjet dhe qortimet e tij, është i detyruar të ndihmojë materialisht gruan dhe fëmijët e tij në procesin e edukimit të tyre.

Shumë hadithe e inkurajojnë njeriun që të shpenzojë pasuri për furnizimin e gruas dhe fëmijëve të tij dhe theksojnë shpërblimin e madh me të cilin do të shpërblehet. Imam Muslimi transmeton se Ebu Hurejre (r.a.), ka thënë: ”Pejgamberi (savs), ka thënë:– Dinari që e keni dhënë në rrugën e Allahut (për të ndihmuar muxhahidet), dinari me të cilin e ke liruar robin, dinari që ia ke dhuruar të varfrit dhe dinariqë e ke shpenzuar për familjen tuaj, më i miri prej të gjithë këtyre është të cilin e keni shpenzuar për familjen tuaj.” Në një hadith tjetër thuhet: “Pavarësisht se sa pasuri shpenzoni për familjen tuaj, ju do të shpërbleheni për të, madje edhe për kafshaten që e ngritni deri te goja e bashkëshortes suaj.”

Pejgamberi (savs), me një rast është pyetur: “Cila sadakë është më e mira?”Është përgjigjur: “Sadaka e atij që nuk ka shumë, dhe fillo me ata që ti i mbështet.”

Imam Ahmedi transmeton me senad të mirë se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Ajo me të cilën e keni ushqyer veten tuaj është sadaka juaj, ajo me të cilën e keni ushqyer fëmijën tuaj është sadaka juaj, ajo me të cilën e keni ushqyer gruan tuaj është sadaka juaj dhe ajo me të cilën e keni ushqyer shërbëtorin tuaj është sadaka juaj.”

Dhe së fundmi po i transmetojmë fjalët e Ibn Omerit (r.a.):“Është mëkat i mjaftueshëm për një njeri, nëse lëpas dore atë që është i detyruar tambështet.”

Përkthim: Miftar Ajdini

NA NDIQ NË FACEBOOK