Lajme
Shpallet Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat mesme për vitin arsimor 2021/2022. Sipas këtij konkursi 30.053 vende janë të lira në 913 paralele dhe në 109 shkolla të mesme.
Nga numri i përgjithshëm i vendeve të lira, 19.602 janë në arsim profesional në 604 paralele, 9.261 janë gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende në 35 paralele në shkollat për art, akademi sportive, gjimnaz i sportit dhe gjimnaz matematikor-informatik.
Sipas afateve të Konkursit, regjistrimi i nxënësve do të bëhet më 14 qershor nga ora 12:00 deri në ora 19:00, më 15 qershor dhe më 16 qershor.
Listat e regjistrimeve dhe vendet e lira do të publikohen më 17 qershor, ndërsa listat përfundimtare do të publikohen më 21 qershor. Paraqitja e dytë e nxënësve do të ndodhë më 23, 24 dhe 25 qershor, ndërsa paraqitja e tretë më 30 qeshor 2021.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska ju bëri thirrje nxënësve që të zgjedhin arsimin profesional për shkak se ky arsim është e tashmja dhe e ardhmja.



















