Connect with us

Sport

Shkurt/ Juventusi do një organizator, Young kthehet në Angli

Publikuar

Juventusi ka nisur punën për të siguruar një organizator cilësor për mesin e fushës. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv, Paratici, po punon me intensitet për të vënë nën urdhrat e trajnerit Pirlo lojtarin e shumëkërkuar. Në krye të listës së “Zonjës së Vjetër” për merkaton e verës është Manuel Locatelli, që po bën një paraqitje shumë të mirë me skuadrën e Sassuolos, por 23-vjeçari nuk është i vetmi lojtar që ndiqet nga bardhezinjtë. Ddrejtuesi i klubit po vëzhgon me interes edhe Jorginhon e Chelsea-t. 29-vjeçari ndiqet nga Juventusi që kur blutë e Londrës drejtoheshin nga Maurizio Sarri.

Ashley Young mund të rikthehet në Premier League. 35-vjeçari, sipas medieve angleze, në fund të sezonit do të përfundojë përvojën me Interin për ta vijuar karrierën në Angli. Mbrojtësi dëshiron ta mbyllë karrierën te skuadra e fëmijërisë, Ëatford, që  aktualisht luan në Championsship e po lufton për t’u ringjitur në Premier League, pasi renditet në vendin e tretë me 63 pikë të grumbulluara.

Këtë sezon me fanellën e zikaltërve në të gjitha kompeticionet Ashley Young ka zhvilluar 26 ndeshje nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte. Kontrata e anglezit me klubin Italian skadon në fund të sezonit dhe lojtari me përfundimin e kampionatit do të rikthehet në shtëpi.

Sassuolo blindon Roberto De Zerbin. Administratoi i skuadrës verdhezi, Giovanni Carnevali, deklaroi se të gjithë në klub janë të kënaqur me punën e 41-vjeçarit, i cili është një trajner largpamës dhe me shumë cilësi e që çdo ekip i madh do të dëshironte ta kishte në drejtim. Carnevali theskoi se dëshira e klubit është që të vazhdojë për një kohë të gjatë projektin e nisur me De Zerbin. Aktualisht Sassuolo nën derjtimin e De Zerbit ndodhet në një pozicion komod, pasi mban vendin e 9-të në Serinë A me 36 pikë.

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK