Connect with us

Religjion

Shkupit i shtohet edhe një hafiz i ri, Ammar Murati edhe zyrtarisht mori titullin Hafiz i Kur’anit

Publikuar

Pas një angazhimi të gjatë Ammar Murati sot më datë 08 Mars 2021 u shpall Rojtar i Kur’anit nga ana e Reis-ul-Ulema H. Shaqir ef. Fetahut në prezencë të Komisionit të hifzit që e vlerësuan ate në pesë seanca dëgjimore.Ammar Murati hifzin e filloi në vitin 31.01.2017 kurse e mbaroi më 14.03.2019 tek mualimi, Miftar ef. Islami në mektebin e Çarshisë së vjetër si degë e Q.E.K. – Akabe. V

ullneti dhe dashuria për Kur’anin nuk e zbrapsi as Ammar Murati por as Mualimin e tij Miftar ef. Islami, ata vazhduan fuqishëm edhe pasi mirëmbajtja e lokalit në Çarshi ishte e vështirë nga aspekti material. Pengesat e këtilla si duket ishin vetëm si shtytje e assesi si pengesë gjatë këtij rrugëtimi të shenjtë.

Gjitha këto mbesin vetëm si histori kur sukseset janë të pakontestueshme.Qendra për edukim dhe kulturë – Akabe në krye me kryetarin e saj Miftar ef. Islami sot është krenare që më në fund padrejtësia ndaj hafizit të përmirsohet dhe ai ta merr titullin e duhur -Hafiz- Ammar Murati.

Qendra Akabe do të vazhdon të jetë në shërbimin e besimtarëve të vendit me dy degët e saja në lagjen Fushë Tophan, lagjen Shkup- Veri dhe gjithkund ku i jepet mundësia e shërbimit! Falënderim i veçant për familjen, myftilerët, hafizlerët, hoxhallarët që vazhdojnë të na mbështesin në këtë mision të rëndësishëm për shoqërinë tonë.

Shkupit i shtohet edhe një hafiz i ri, Ammar Murati edhe zyrtarisht mori titullin Hafiz i Kur'anitPas një angazhimi të…

Posted by Qendra AKABE on Monday, March 8, 2021

Hfz. Amar Murati, është I lindur në vitin 2003, aktualisht nxënës i Medresesë Isa Beu në Shkup, ndërsa nxënien e Kuranit përmendësh e filloi më 31 janar 2017 deri më 14.03.2019, tek mualimi i tij Miftar ef. Islami.

Seancat degjimorë janë realizuar 5 ditë radhazi, me metodën e re të aplikuar të dëgjimit të tërë Kuranit famëlartë para Komisionit për Vlerësim pranë Myftinisë së Shkupit i cili përbëhet nga:

Hfz. Shafi ef. Osmani – Kryetar, Hfz. Sadudin ef. Sulejmani – anëtar dhe Hfz. Sheval ef. Azizi – anëtar.

NA NDIQ NË FACEBOOK