Lajme
SHBA-të miratojnë fondin miliardësh për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID, përfiton edhe Shqipëria

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka njoftuar se SHBA-të kanë miratuar një fond prej katër miliardë dollarësh, të vënë në dispozicion për shpërndarjen e vaksinës COVAX.
Kjo Ambasadë bën të ditur se përfituese e këtij fonadi do të jetë edhe Shqipëria.
Në njoftim thuhet se deri më tani ndihma e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë arrin në dy milionë dollarë.
Ky plan vjen si një ndihmë për vendet e varfëra me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.
Njoftimi i plotë:
Kontributet e SHBA për COVAX, përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të mbështesin blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19 të sigurta dhe efikase për popullatat më të prekshme dhe në rrezik në botë, në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kjo mbështetje është thelbësore për kontrollin e pandemisë, ngadalësimin e shfaqjes së varianteve të reja dhe ndihmën për të rifilluar ekonominë globale. Siç tha Sekretari Blinken, “Në qoftë se dhe derisa të gjithë në botë të jenë të vaksinuar, atëherë askush nuk është vërtetë i sigurtë”.
Shtetet e Bashkuara kanë punuar ngushtë me aktorët shqiptarë përgjatë kohëzgjatjes së pandemisë, për të forcuar përgjigjen ndaj COVID-19. Deri tani, ndihma totale për COVID-19 e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë ka arritur në më shumë se 2 milion dollarë, duke përfshirë ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, dhurimin e kompleteve për testimin COVID, pajisjeve shumë të nevojshme për kontroll dhe parandalim, sigurimin e transportit për ekipet e gjurmimit, dhurimin e pajisjeve mbrojtëse personale për Policinë Kufitare, shpërndarjen e ventilatorëve të prodhuar në Amerikë dhe shumë më tepër.
Për më shumë informacion mbi veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shëndetin botëror nëpërmjet mbështetjes së COVAX 
.


















