Connect with us

Lajme

Serbia ftesë bizneseve shqiptare të investojnë, Bregasi: Pa hequr hartën e Kosovës, nuk ka bashkëpunim

Publikuar

më

Ambasada Serbe në Tiranë u ka bërë thirrje disa bizneseve të rëndësishme në Shqipëri për të investuar. Por, në hartën e saj të veprimtarisë ekonomike dhe jo vetëm, Serbia ka futur edhe Kosovën. Përgjigjen, në emër të të gjitha bizneseve që e kanë marrë ftesën ambasadës serbe ia ka dhënë Presidenti i “Biznes Albania” , Luan Bregasi.

Në letër, Bregasi konfirmon marrjen e ftesës, por sqaron se harta e veprimtarisë ekonomike, sipërmarrëse nuk paraqet realitetin e sotëm gjeopolitik.

“Harta përfshin brenda saj një territor që nuk është as nën administrimin politik, juridik e as ekonomik të vendit tuaj. Republika e Kosovës e ka të shpallur pavarësisë. Vendi ynë e ka njohur si shtet të pavarur që pas shpalljes,” thuhet në letër.

Po ashtu, Bregasi shpjegon që ftesa për investime është e mirëpritur dhe e rëndësishme për bashkëpunimin ekonomik rajonal, por përfshirja e një territori të pavarur, “konsiderohet më shumë si një akt provokativ sesa ftesë e sinqertë për të investuar.”

Si përfundim, presidenti i “Biznes Albania” thekson që derisa nga oferta të hiqet harta e Kosovës, nuk do të konsiderohet asnjë bashkëpunim ekonomik.Po ashtu, Bregasi u bën thirrje operatorë të tjerë ekonomikë që të refuzojnë ftesa të tilla.

.

Maqedoni50 minutes ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri1 hour ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme3 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni4 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri4 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme5 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni7 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri7 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme8 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni9 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri10 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme11 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

NA NDIQ NË FACEBOOK