Connect with us

Lajme

Sarandë: Vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë në një aksident trafiku

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 21:30 në Sarandë.

Si pasojë e një aksidenti një person ka vdekur dhe janë lënduar tre persona të tjerë.

Rasti tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Krane – Konispol.

Me këtë rast drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës me inicialet K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, njofton Abc News përcjell Klan Kosova.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK