Connect with us

Kosovë

Sa këshilltarë e zëvendësministra do të ketë Qeveria Kurti 2

Publikuar

Zyra për media në Qeveri ka thënë që numri i këshilltarëve do te jetë sipas rregullores. E pritet të jenë rreth 30 zv.ministra.

Është dita e shtatë e punës së tij si shef qeverie. Albin Kurti që në javën e parë të detyrës së tij ka filluar të kompletoj stafin në kabinetin kryeministror.

Edhe në këtë mandat kryeministri duket që do punoj me njerëzit e njëjtë siç ka punuar gjatë qeverisjes 50 ditëshe, Kurti I.

Zyra e tij ka njoftuar në Kurti ka emëruar tre këshilltarë politikë. Fëllënza Podrimja, Jeton Zulfaj e Shenaj Shala janë tre personat që e kanë këshilluar Kurtin në të kaluarën e që do e vazhdojnë punën aty ku e kanë lënë.

Përderisa emërimi i këshilltarëve po vazhdon ende nuk dihet numri final tyre. Në Zyrën për Media të Qeverisë kanë thënë që numri i këshilltarëve total është i përcaktuar me ligj.

E rregullorja për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrave thotë që kryeministri mund të emërojë deri në 12 këshilltarë politikë.

Kurse, punimi i Kurtit me njerëzit e njëjtë po vlerësohet si pozitiv nga drejtori i Institutit për Politika Sociale, Musine Kokolari, Visar Ymeri.

E numër të njëjtë si në ekzekutivin e kaluar pritet të jenë edhe zëvëndësministrat. Deri më tani janë emëruar vetëm katër zëvendësministra, por numri i tyre pritet të shkojë deri në tridhjetë.

Meqë Ekezutivi kosovar në të kaluarën është përballur me numër të madhë të zëvendësministrave, duket që në këtë qeveri nuk do jetë ky problem. Por megjithatë Ymeri po vlerëson që Kosova ka probleme me të mëdha se sa zvogëlimi i të punësuarave nëpër institucioneve.

Qeveria Kurti ka 2 zëvendëskryeministra e 15 ministri.

.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK