Connect with us

Lajme

Regjistrimi shtyhet për në shtator, Zaev thotë se ka miratimin e Ahmetit dhe Kasamit

Publikuar

Regjistrimi i popullsisë në terren do të shtyhet për në shtator. Dy liderët e partive politike maqedonase Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski në takim ranë dakord që prioritet duhet t’i jepet imunizimit të popullsisë.

“Regjistrimi fizik sigurisht që është më i rrezikshëm se regjistrimi elektronik. Prandaj fillimisht pranuam që të lejojmë të bëhet imunizimi masiv, veçanërisht imunizimi I regjistruesve. Këmbëngulja e liderit të opozitës se imuniteti fitohet pas vaksinës së dytë është në rregull, nëse kjo nënkupton thirrje nga ana e tyre për t’u regjistruar dhe nëse nënkupton mbështetje të rezultateve të regjistrimit. Treguam mirëkuptim”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri kishte ndryshuar qëndrimin e deritanishëm kur thoshte se shtyrja e regjistrimit për disa muaj nuk do të sillte ndonjë ndryshim sa i takon situatës me virusin. Mickoski në takim kishte marrë zotimin nga Zaev që numri më i madh i vaksinave në vend priten në muajt prill dhe maj.

“U informova se gjatë muajit prill, nëpërmjet programeve të ndryshme pritet që në vend të arrijnë rreth 350 mijë vaksina me të cilat do të fillojë procesi i imunizimit masiv i popullsisë. Pas asaj, edhe vaksina të tjera në muajin maj, që do të jenë diku 2 milionë doza, që është e mjaftueshme për vaksinimin e më shumë se 1 milion qytetarëve që do të vaksinoheshin gjatë periudhës që vjen”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Partitë politike do të gjejnë zgjidhje ligjore për shtyrjen e datave të zbatimit të regjistrimit në terren që parashihej të fillonte në prill, për në 5 deri 30 shtator. Regjistrimi elektronik i diasporës i cili ka filluar më 1 mars do të vazhdojë të vlejë dhe do të mbetet i hapur deri më 30 shtator. Zaev deklaroi se nuk synojnë ndryshimin e metodologjisë së regjistrimit dhe as dispozitave të tjera të ligjit, përveç atyre që kanë të bëjnë me afatet.

Për këtë vendim Zaev deklaroi se ishte konsultuar edhe me Presidentin Stevo Pendarovski, kreun e Entit Shtetëror të Statistikës Apostoll Simovski, kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të Besës Bilall Kasami.

.

Lajme30 minutes ago

“Nga Institucionet amerikane më është thënë se qeveria Kurti atyre u ka thënë se Lidhja me Amerikën, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovë’’, Vjosa Osmani

Maqedoni2 hours ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shqipëri2 hours ago

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Lajme3 hours ago

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Flutura Beka Kamberaj në mbështetje të plotë të kandidatit Naim Hajra me numër 85

Maqedoni5 hours ago

Toshkovski: Prespa po bëhet me vendkalim të ri kufitar drejt Greqisë

Shqipëri5 hours ago

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

SKENA6 hours ago

Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit

Lajme7 hours ago

“Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

Maqedoni8 hours ago

Bytyqi: Nëse nuk anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, Maqedonia rrezikon të mbetet me më pak se 1 milion banorë

Shqipëri8 hours ago

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Lajme9 hours ago

Vjosa Osmani ‘dridh’ sheshin në Prishtinë: Projektuan fundin tonë, por LDK po kthehet më e fortë se kurrë

Maqedoni10 hours ago

Të rinj nga Kumanova kanë hyrë me forcë në një lokal natën dhe kanë vjedhur të gjitha tavolinat dhe karriget

NA NDIQ NË FACEBOOK