Connect with us

Lajme

Raportuesi për Serbinë në PE: Të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd për hir të pajtimit

Publikuar

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, mirëpriti përparimin e bërë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai në seancën plenare të PE-së bëri thirrje për vazhdimin e dialogut për të arritur pajtimin.

Është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe të sjellë rezultate, sepse ne kemi nevojë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme që do të na ndihmojë të pajtohemi me të kaluarën, e cila është e rëndësishme për perspektivën evropiane të Serbisë, por edhe për perspektivën evropiane të rajonit”, tha ai në prag të miratimit të raportit për Serbinë.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK