Connect with us

Sport

Rabotnicki ndal Shkëndijën, përfiton Shkupi!

Publikuar

Barazim pa gola për Shkëndijën e Tetovës në javën e 21-të të ligës së parë të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë e Ernest Gjokës nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Rabotnickit në transfertën kryeqytetase, duke i dhënë mundësinë Shkupit ndjekës ta ngushtonte në vetëm 6 pikë diferencën me kreun. Shkupi nga ana tjetër triumfoi 0-1 në transfertën ndaj Sileks me një gol të Alvarez në minutën e 78-të me penallti. Një fitore të madhe arriti skuadra tjetër shqiptare Renova që mposhti 3-0 ndaj Vardarit. Ndërkohë Struga Trim Lum u mposht nga Pelister me rezultatin 0-1.

NA NDIQ NË FACEBOOK