Lajme
Qytetarët pa shtetësi kërkojnë zgjidhje, u takuan me deputetët e ASH-AA

Jetojnë mbi 80 vjet në Maqedoninë e Veriut, më të vjetër se vetë shteti, i mëvetësuar në vitin 1991, por sërish nuk kanë shtetësi dhe rrjedhimisht nuk shfrytëzojnë asnjë të drejtë. Të refuzuar, kryesisht me arsytimin se paraqesin rrezik për shtetin ose për shkak se nuk e njohin mirë gjuhën maqedonase. Një grup qytetarësh pa shtetësi iu përgjigjën ftesës së koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për të vizituar Kuvendin si mysafirë dhe për të shqyrtuar këtë problematikë. Por, si qytetarë pa shtetësi dhe pa letënjoftime, nuk gëzuan as të drejtën e mysafirit. Mbetën para dyerve të Kuvendit.
“Jemi lind, jemi rritë dhe jemi shkolluar në vendin e lindjes. Gjithë kemi çertifikata të lindjes, të gjithë kemi numër personal, e drejta e shtetësisë na është mohuar për shkak se baba është i lindur në Kosovë, ndërkaq jemi të ardhur këtu 80 vjet.” “Jam e martuar këtui 30, s’kam nështetësi. Katër herë kam ardh më kanë refuzuar, për shkak të gjuhës. Kontrollat I bëj 1000 denarë, 2000 denarë, të gjitha me para. Udhëtoj me document të Kosovës, këru s’ka asnjë dokument, hiç.” “Jemi gjashtë fëmijë. Vëllau i madh e ka nënshtetësinë, motrat e kanë nënshtetësinë. Nëna është e ardhur nga Novi Pazari, ka nënshtetësi. Unë jam i lindur këtu, nuk kam nënshtetësi.”, shprehen qytetarët.
Deputetët e koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alterabtiva konsiderojnë se presioni i tyre për të zgjidhur këtë problematikë po ia arrin qëllimit.
“Presioni ynë arriti suksesin e vet dhe dhe ditën e mërkurë në ora 10 do të takohen dy kryetarët me kryeministrin dhe përfaqësuesit e qeverisë bashkë me kordinatorët e koalicionit tonë dhe ato të koalicionit qeverita me qëllim që ta gjejmë zgjidhjen për ligjin për shtetësi”, theksoi Skender Rexhepi nga ASh-Alternativa.
Opozita shqiptare është e bindur se një zgjidhje ekziston dhe janë të vendosur që të tërhiqen nga bllokimi i Kuvendit sapo të arrihet pajtim politik mes palëve. Si pasojë e bllokimi të propozim-Ligjit për shtetësi, opozita shqiptare ka bllokuar mbi 20 ligje me mbi 30 mijë amendamente duke përfshirë këtu edhe masat ekonomike./TVM2/



















