Connect with us

Lajme

Propagandë dhe dy standarde/ Politika përçan mjekët shqiptarë: Kalo largohet, Çomo krah Ramës

Publikuar

Ditën e sotme mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë një deklaratë të fortë ku ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e Komitetit të Ekspertëve.

Bazuar në kritikat e shumta që janë bërë mbi Komitetin, kryesisht nga mjekë apo ekspertë që ndodhen jashtë vendit, Kalo deklaroi se shumë prej tyre u janë premtuar projekte dhe poste, në rast se ndryshon qeveria në 25 Prill.

Kjo lëvizje e Kalos, erdhi pasi ashtu sikundër thotë dhe vetë ai ishte i vetmi mjek jo titullar, anëtar i Komitetit dhe ka pasur rol këshillimor, dhe jo vendimmarrës, ashtu siç preferon që ta bëjë të duket qeveria, kur do të heqë përgjegjësinë nga vetja e saj.

Në një postim të gjatë në Facebook, Kalo shkruan:

“NËSE një pjesë e juaja kanë marë premtime post-elektorale për poste administrative, për projekte ta majme me fondet e BE, OBSH, USAID apo të Qeveriut të pas 25 Prillit 2021, ju mirëkuptoj…NËSE veproni nga lajtmotivi ndërshekullor, se “Nuk ka armik më të egër për shqiptarin se vetë shqiptari”, JU mëshiroj….

M tej Kalo sqaron, se 4 Marsi shënon fundin e bashkëpunimit me grupin e emërtuar: “Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri”…”.

Ai shprehet mirënjohës për mirëbesimin dhe shton se nëse dikush nga kritizerët e gjithologët e ka dëshiruar këtë vend ai/ajo e ka atë tashmë të lirë.

Ndërkohë, po ditën e sotme, drejtoresha e spitalit Infektiv Najada Como ka pranuar se do të bëhet pjesë e listave të PS-së për Tiranën.

Mesa duket, në postimin e bërë nga mjeku Kalo kjo gjë është paraprirë.

Ndoshta dhe atij vetë i është ofruar një post i tillë, por mund të ketë zgjedhur të largohet pasi në postimin e largimit, Kalo ia kalon fajin politikës.

Mjeku Kalo edhe më herët ka pasur “përplasje” me qeverinë. Ai i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se masat shtrënguese nuk i merr Komiteti i Ekspertëve, por qeveria dhe kryeministri.

Kalo gjithmonë ka theksuar se Komiteti ku ai bënte pjesë nuk ka asnjë fuqi vendimmarrëse, por këshilluese. Mjeku ka demaskuar në këtë mënyrë kryeministrin Edi Rama, i cili çdo masë shtesë ia atribuon Komitetit të ekspertëve, që sipas Kalos janë mbledhur vullnetarisht dhe jo si strukturë vendimmarrëse./albeu.com

NA NDIQ NË FACEBOOK