Connect with us

Lajme

Prokuroria e mbylli rastin e plagosjes së birit të Sulejman Rexhepit

Publikuar

më

Prokuroria Publike ka njoftuar se e ka mbyllur rastin e hetimit për rastin e plagosjes së birit të ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.

Kjo vjen ngaqë në liri ka shkuar edhe shtetasi i dytë nga Kosova, për të cilin dje tha se është në paraburgim 48 orësh. Kjo vjen ngaqë nga analiza e materialeve të grumbulluara, nuk janë vërtetuar fakte se ai e ka kryer veprën.

“Sot në Prokurori ka arritur raport i analizës së kryer i materialit biologjik të Institutit të mjekësisë ligjore, kriminalistikë dhe mjekësisë deontologjike. Sipas analizës së dorëzuar, gjurmët biologjike të gjetura në veturën “Golf 5″ nuk përputhen me ADN-në e profilit të personit ndaj të cilin u shqiptua paraburgim afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton TV21.

Janë ndërmarrë edhe aksione shtesë, për çfarë i lënduari as nuk e ka njohur të paraburgosurin.

“Gjithashtu, prokuroria ka ndërmarrë edhe veprim – njohje, pas çfarë i dëmtuari nuk e ka njohur personin e paraburgosur si kryerës i veprës penale që ka gjuajtur në drejtim të tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Meqë paraprakisht në liri ka lëshuar edhe të dyshuarin tjetër për plagosjen e birit të Sulejman Rexhepit, prokuroria ka njoftuar se nuk do të hapë aktakuzë për rastin.

I biri i Sulejman Rexhepit ishte plagosur më 1 mars 2021, derisa ka qenë duke e ngasur veturën “Mercedes” në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit. I plagosuri që njëherit është edhe nëpunës policor, ka pësuar lëndime në këmbë./TV21

Lajme16 minutes ago

VLEN i përgjigjet letrës së Ali Ahmetit: Miratuat tre ligje për gjuhën shqipe, por asnjëri nuk e zgjidhi çështjen

Lajme25 minutes ago

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja në cilin vend renditet

Shqipëri2 hours ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA3 hours ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme3 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri5 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme6 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri8 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme9 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni10 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri10 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni11 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

NA NDIQ NË FACEBOOK