Connect with us

Sport

Prishtina në superformë, fiton të 5-ën rresht dhe kap vendin e 2-të!

Publikuar

Viti 2021 ka nisur në mënyrë perfekte për Prishtinën që njeh vetëm fitore në ndeshjet zyrtare. Pas triumfeve në Superkupën e Kosovës dhe në Kupë ndaj Dritës, skuadra kryeqytetase e ka çuar në 5 numrin e fitoreve rresht edhe në kampionat. Prishtina mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Llapin në stadiumin Fadil Vokrri falë golave të Krasniqit dhe Shillovës duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 2-të në kuotën e 47 pikëve. Zhgënjeu sërish Gjilani ndërkohë që nuk ka marë asnjë fitore në vitin 2021, pasi u ndal edhe nga Arbëria në një barazim 1-1. “Skifterat” realizuan të parët me Bruqin, por braziliani Marclei 5 minuta përpara fundit, shmangu humbjen e skuadrës mike. Pas 23 javësh, Gjilani pozicionohet i 4-ti me 33 pikë ndërsa Arbëria e 8-ta me 26 pikë.

NA NDIQ NË FACEBOOK