Connect with us

Sport

“Poker” i Bayernit me 10 lojtarë, titulli i 9-të radhazi më pranë!

Publikuar

Bayern Munich është i një tjetër planeti në Bundesliga. Bavarezët po shkojnë drejt titullit të 9-të radhazi në Gjermani pasi po vazhdojnë të fitojnë. Në javën e 26-të skuadra e Hansi Flick regjistroi fitoren e 4-t rresht pasi mposhti lehtësisht në Allianz Arena Shtuttgartin me shifrat 4-0 duke e thelluar sërish në +4 avantazhin ndaj Leipzig të vendit të dytë. Edhe pse me 10 lojtarë që nga minuta e 12-të pas daljes me karton të kuq të kanadezit Alfonso Davis, Bayerni falë një super Robert Lewandowski autor i një 3-golëshi i cili e ngjiti në kuotën e 35 finalizimeve në kampionat, zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë. Pas një asisti të marrë nga Serge Gnabry, bomberi polak zhbllokoi shifrat në minutën e 18-të.

Gnabry shënoi edhe të dytin 4 minuta më vonë përpara se vinte edhe show personal i Levës që shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 23 dhe 38-të. Në pjesën e dytë pavarsisht përpjekjeve të Shtuttgart rezultati mbeti i pandryshuar me Bayernin që mori një fitore të rëndësishme në garën për titull. Pas dy javësh kur të rikthehet Bundesliga pas pauzës së kombëtareve, bavarezët do të kenë përballjen direkte ndaj Leipzig që mund të vendosë shumë përsa i përket fateve të Meisterschale-s. Në ndeshjet e tjera Frankfurt fitoi 5-2 ndaj Union Berlin, Dortmundi ngeci në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Koln, ndërkohë që Wolfsburg hodhi një tjetër hap drejt kualifikimit në Champions pasi triumfoi 1-2 në transfertën ndaj Werder Bremen.

NA NDIQ NË FACEBOOK