Connect with us

Lajme

Pirlo: Eliminimi nga Champions na ka zhgënjyer, kam dy porosi për ekipin

Publikuar

më

Juventusi dëshiron të lërë pas krahëve eliminimin e dhimbshëm nga Champions League, dhe nesër do të përballet përballë Cagliarit në Champions League. Bardhezinjtë nuk janë dorëzuar akoma në kampionat, edhe pse diferenca me Interin kryesues është 10 pikë. Trajneri Andrea Pirlo flet në konferencën për shtypin rreth situatës së ekipit të tij.

“Eliminimi nga Champions League ishte një goditje për ne, por po e marrim veten. E kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë, tani duhet shpirt skuadre dhe krenari e madhe. Ronaldo ndihet mirë dhe është përgatitur për ndeshjen me Cagliarin. Është normale që ndihet i zhgënjyer, por ashtu ndihemi edhe ne të tjerët.

Në karrierën time kam përjetuar disa situata të ngjashme. Unë gjithmonë jam përpjekur të rinisem me shumë entuziazëm dhe kundër Cagliarit do të bëjmë të njëjtën gjë. Jemi akoma në mars, janë edhe 13 ndeshje deri në fund të kampionatit. Mos të harrojmë që do të luajmë edhe finalen e Kupës së Italisë.

Kemi dëshirë të tregojmë se jemi Juventusi dhe se duam të luftojmë për titullin kampion deri në fund. Na mungojnë vetëm Demiral, Dybala dhe Bentancur. Projekti ynë? Ideja ka qenë gjithmonë bashkimi i ‘veteranëve’ me një grup të rinjsh. Mendoj se gjithmonë ka qenë kështu nga fillimi, do të jetë kështu edhe në të ardhmen“, përfundoi Pirlo.

.

Lajme1 hour ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni2 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri3 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme4 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri6 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme7 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni8 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri8 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme9 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni10 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri10 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

NA NDIQ NË FACEBOOK