SKENA
“Pështyj-lëpij”, Meridiani thumbon Tean për rikthimin në “Përputhen”

Opinionisti i “Përputhen Prime”, thumbon Tean për rikthimin pas zhurmës që bëri largimi i saj.
Autorja e emisionit “Përputhen”, Olsa Muhameti ka njoftuar se Tea dhe Bearti do të jenë të ftuar në “Përputhen Prime”, shkruan lajmi.net.
E gjithë kjo vjen pas zhurmës që kishte shkaktuar largimi i saj nga emisioni dhe akuzave që kishte drejtuar për produksionin.
Kjo gjë nuk po i pëlqen opinionistit Meridian Ramcaj, i cili e thumboi Tean përmes disa postimeve.
“Peshty-lepij, lepij-peshty, peshty-lepij dhe lepij-peshty, te djele te mbare”, ka shkruar ai në një prej postimeve.













