Connect with us

Lajme

Përplasja në Elbasan, Basha: Unë shoqërohem nga intelektualë, Rama nga bandat

Publikuar

Pas përplasjes fizike mes militantëve të PD dhe të PS në qytetin e Elbasanit ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha. Basha bëri thirrje për qetësi teksa nënvizoi se 14 Marsi është ditë feste me qytetarinë e Elbasanit.

Më tej ai akuzoi kryeministrin se gjatë vizitës në Elbasan ishte shoqëruar nga bandat, ndërsa theksoi se ai shoqërohet me intelektualë të këtij qyteti.

“Sot është dita e verës, dita e qytetarëve të Elbasanit. Do ti uroja qytetarët nga zemra, gëzuar Ditën e Verës. Unë isha në një takim me familjet e Elbasanit dhe po diskutonim për bukurinë dhe shpresën që sjell Dita e Verës.

Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni. Me qetësi. Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhuna. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të shndërrisë. Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhunës sot, nga bandat e Elbasanit që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje. Unë e di që qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën dhe mezi e presin ditën e shpresës dhe ndryshimit. Shpresa dhe ndryshimi po vjen, dhuna nuk do ta ndalë dot. I them kryeministrit, mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditë me armë në brez. 14 marsi është e luleve, është dita e Verës, dita e shpresës. Pranvera e mposht dimrin. Kështu të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin që duan qytetarët. Thirrja ime është kundër dhunës, kundër provokimeve nga dhuna. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë peng Elbasanin. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës.

Unë e kisha në orën 10:00 nuk kisha asnjë dijeni që km e kishte në të njëjtin orar. Bandat që e shoqëronin kryeministrin janë treguesi. Unë jam shoqëruar dhe shoqërohem nga familjet dhe intelektualët e Elbasanit. Ky është modeli i PD. Edi Rama e tregoi dhe njëherë se ku është problemi. Qyteti do t’i kthehet qytetarëve”, tha Basha.

.

Maqedoni47 minutes ago

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

Shqipëri1 hour ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport2 hours ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë2 hours ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë2 hours ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme2 hours ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë3 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme3 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni4 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme4 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri4 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

NA NDIQ NË FACEBOOK