Lajme
Përleshje e armatosur në Shkup, dy persona mbeten të vrarë

Në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 03:00 në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol” në Lagjen e Fushë Topanës ka ndodhur një përleshje e armatosur me çrrastë dy persona kanë mbetur të vrarë.
Burime të Alsat nga MPB-ja njoftojnë se dy viktimat janë Afrim Berisha dhe Burim Vardar, të cilët janë qëlluar në makinë.
Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga pistoleta dhe pushka automatike, ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi i vrasjes.
“Është vërtetuar identiteti i të vrarëve A.B (28) dhe B.V (24), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.












