SKENA
Pasi tregoi ‘teatrin’ Tea-Beart, Shqipja flet për kërcenimet që mori nga ish-çifti

Çifti më i komentuar për një kohë të gjatë, Tea dhe Bearti, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.E, këtë e vërtetoi edhe Bearti duke pohuar një gjë të tillë.
Kjo lidhje e tyre, aq e shkurt sa ishte bëri bujë në medie dhe e gjitha kjo, filloi me disa fotografi të publikuara nga ish-protagonistja e emisionit “Përputhen”, Shqipja, ku u panë Tea dhe Bearti duke shijuar pushimet e tyre, shkruan GazetaBlic.
Së fundi, Shqipja ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar”, ku u shpreh se është kërcënuar nga shoqëria dhe njerëzit pranë Teas e Beartit.
“Kam marrë lloj lloj kërcënimesh, në rrjetet sociale dhe telefon pasi zbulova teatrin Tea-Beart. I njoh këta persona, por nuk intimidohem dhe s’më bën përshtpyje fare. Këta njerëz nuk e dinë se kë kam unë mbrapa.”, u shpreh Shqipja.
















