Connect with us

Lajme

Oliver Varhelyi: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për fillimin e negociatave për BE, Maqedonia jo

Publikuar

më

Shqipëria, sipas Komisionit Evropian i ka përmbushur kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedonia e Veriut ende jo.

Konstatimi u bë nga komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi gjatë Forumit Ekonomik të Tiranës, i cili u mbajt online.

Varhelyi lavdëroi punën e kryer nga Shqipëria dhe vlerësoi se BE po bën të pamundurën për t’iu përmbajtur zotimeve të saja për sa i përket projektit të zgjerimit. Mirëpo nga Maqedonia e Veriut ai kërkoi më shumë punë, së cilës i vuri në dukje problemet me Bullgarinë për sa i përket disa pikave rreth historisë.

“Maqedonia e Veriut ka zhvilluar një ritëm të qëndrueshëm në zbatimin e reformave për në BE, në veçanti në sferën e të drejtave themelore. Është e rëndësishme që sa më shpejtë të gjenden zgjidhje të pranueshme për çështjet e pazgjidhura midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, tha Varhelyi, raporton Euronewsal.

Kryeministri i RMV-së Zoran Zaev u përgjigj se Shkupi pret prej 16 vitesh nisjen e bisedimeve për anëtarësim, se përpjekjet për reforma vazhdojnë ndërsa për çështjen me Bullgarinë tha se po punohet, por theksoi se “për identitetin maqedonas nuk mund të bëhet kompromis”.

Disa shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar përfaqësuesit të jashtëm Joseph Borrel që të vijohet me procesin e zgjerimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor, kërkesë që është vendosur në agjendën e Këshillit për t’u diskutuar në muajin prill.

.

Lajme1 minute ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni1 hour ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri2 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme3 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri5 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme6 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni7 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni9 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

NA NDIQ NË FACEBOOK