Connect with us

Religjion

O besimtarë, nëse keni frikë Allahun…

Publikuar

më

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Salavatet, selami dhe bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin (a.s.), për familjen e tij, për shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë!

Tema e hutbes së sotme është: “O besimtarë, nëse keni frikë Allahun, do t’ju japë aftësinë e dallimit në mes të vërtetës dhe të pavërtetës”

Allahu i Plotfuqishëmnë Kuran u bën këtë thirrje besimtarëve:

“O besimtarë, nëse keni frikë Allahun, Ai do t’ju japë aftësinë e gjykimit (ta bëni dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës), do t’ju mbulon mëkatet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu është dhurues i madh.”(el-Enfal, 29)

Duke i falur pesë namazet ditore çdo ditë, ne, besimtarët, të cilëve u drejtohet Allahu në këtë ajet, e lexojmë lutjen vijuese: Allāhumme rabbenā ātina fi-d-dun’jā haseneten ve fil-āhireti haseneten ve kinā ‘adhāben-nār.

/Që në përkthim do të thotë: – O Zoti im! Na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën e ardhshme dhe na shpëto nga zjarri./

Receta e suksesit, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër, përbëhet nga tre hapa, nga tre përbërës, të cilët janë theksuar në ajetin e cituar më lart, të cilët janë:

1. “Obesimtarë, nëse keni frikë Allahun…”

*** Hapi i parë dhe në të njëjtën kohë hapi themelor, përbërësi i parë dhe themelor, për suksesin në këtë botë dhe botën tjetër gjendet në devotshmëri.

Kur mësojmë për devotshmërinë, themi se njeri i devotshëm është ai i cili para çdo veprimi të tij ndalet dhe mendon, se a e ka lejuar atë Allahu apo e ka ndaluar, a ështëme të Allahu i kënaqur apo i pakënaqur. Dhe nëse Allahu atë e ka lejuar dhe është i kënaqur me të, atëherë ai atë që ka synuar edhe e bën. Por, nëse rezulton se me atë veprim Allahu është i pakënaqur dhe eka ndaluar, atëherë ai ikën prej atij veprimi, ashtu siç ikën nga zjarri.

Abdullah ibn Mubareku transmeton:

“E kam pyetur Thevriun:‘Kush janë njerëzit?’ Ai u përgjigj: ‘Ata janë dijetarët.’

Pastaj e pyeta: ‘Kush janë të shkëlqyeshmit?’Ai u përgjigj: ‘Ata janë të devotshmit.’

Pastaj e pyeta: ‘Kush janë mbretërit?’ ‘Ata janë zahidët’(dmth. ata që nuk lakmojnë dhe nuk vajtojnë për atë që kanë humbur, por, gjithashtu,edhe nuk gëzohen shumë me atë që Allahu nga bollëku i Tij u jep atyre).

Pastaj e pyeta: ‘Kush janë njerëzit e thjeshtë?’Ai u përgjigj: ‘Ata që ju rrëfejnë dhe flasin me njerëzit në mënyrë që përmes fjalës dhe adresimit të tyre të marrin diçka nga pasuria e tyre.’

Në fund, e pyeta: ‘Kush janë budallenjtë e paturpshëm?’ Ai u përgjigj: ‘Zullumqarët (dmth. ata që nuk kujdesen as për fenë, as për atdheun, as për fqinjin, as për kushëririn, madje as për nënën e tij, vetëm për të rrëmbyer një fitim të vogël).

*** Hapin e dytë, përbërësin e dytë, mund ta fitojë vetëm ai, i cili tashmë e ka këtë të parin:“O besimtarë, nëse keni frikë Allahun,Ai do t’ju japë aftësinë e gjykimit (që ta bëni dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës)..”

Vëllezër të dashur!

Padyshim se ne nuk e kemi këtë përbërësin e dytë, i cili na nevojitet për lumturi si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër.

Sepse kur ne zgjedhim midis dynjasë dhe ahiretit, ne e zgjedhim dynjanë, edhe pse Allahu na thotë se ahireti është më i mirë.

Kur zgjedhim për veten tonë një shoqërues të jetës midis pasurisë, bukurisë, origjinës dhe fesë, ne zgjedhim gjithçka përveç fesë, edhe pse Pejgamberi (savs) thotë:“Zgjidhni atë që është mefe dhe do të jeni të lumtur.”

Kur zgjedhim nëse do ta shikojmë një ndeshje, apo do të shkojmë për kafene, apo në bastore,  apo në xhami, ne zgjedhim gjithçka, vetëm xhaminë jo, edhe pse Pejgamberi (savs), thotë se xhamitë janë vendet më të dashura të Allahut.

Kur zgjedhim midis të aftit dhe të përshtatshmit, ne e zgjedhim të përshtatshmin, edhe pse Pejgamberi (savs), na këshillon që pozitat me përgjegjësi t’ua japim vetëm të aftëve.

Kur zgjedhim midis një të vërtete të hidhur ose një gënjeshtre të ëmbël, ne gjithmonë e zgjedhim gënjeshtrën e ëmbël, edhe pse Pejgamberi (savs), thotë: “Thuaje të vërtetën, edhe nëse është e hidhur.”

Kur zgjedhim midis interesit të përgjithshëm, interesit të përbashkët ose interesit personal, ne e zgjedhim interesin personal, edhe pse ligji i Zotit na dikton që interesi i përgjithshëm ështëmë i rëndësishëm sesa interesipersonal.

Dhe atëherë kështu, kaq të verbër, kaq të shurdhër, kaq të paarsyeshëm, kaq të paaftë, le t’ia bëjmë vetes një pyetje: Pse jemi ne të këtillë?

Ne jemi të këtillë, sepse Allahu nuk na ka dhënëaftësinë që tëmund ta dallojmë të vërtetën nga e pavërteta, dhe Ai nuk na ka dhënë, sepse ndoshta nuk e kemi përbërësin e parë të recetës, që është devotshmëria.

*** Hapin e tretë, përbërësin e tretë, gjithashtu mund ta fitojë vetëm ai,i cili tashmë e ka këtë të parin: “O besimtarë, nëse keni frikë Allahun, Ai do t’ju japë aftësinë e gjykimit (ta bëni dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës), do t’ju mbulon mëkatet tuaja dhe do t’ju falë.”

Nëse do ta përkthenim fjalën insan, që do të thotë njeri, mund ta përkthenim si harrues. Kështu që ai njeri, ai harrues, ndonjëherë i harron urdhrat dhe ndalimet e Allahut, dhe bën atë që nuk duhet të bëjë kurrë, bën mëkate.

Por gjithashtu, nëse do ta përkthenim fjalën El-Gaffar, e cila nënkupton një nga 99 emrat e bukur të Allahut, mund ta përkthenim si Ai që fal shumë.

Falja është mirësia e madhe e Allahut, ndaj njeriut. Prandaj, vëllezër besimtarë, vëllezër muslimanë, le të shpejtojmë nën strehimin e mëshirës dhe faljes së Allahut, me pendimin tonë. Ata që Allahu i mëshiron dhe ua fal mëkatet e tyre, ata me të vërtetë kanë arritur sukses, ndërsa ata që pendimin e tyre e vonojnë, dhe para se të pendohen i kaplon vdekja, ata me të vërtetë janë fatkeqë dhe humbës të mëdhenj.

Dhe në fund të kësaj hutbeje, le ta dëgjojmë se si Allahu i Madhërishëm e ka mësuar Musain (a.s.). Allahu i Plorfuqishëm i thotë Musait (a.s.):

“Unë do t’i mësoj ty pesë fjalë të cilat janë shtylla të besimit:
1. Për sa kohë e dinqë mbretëria Ime nuk ka pushuar, mos e lë bindjen ndaj Meje;
2. Për sa kohë e din që thesaret e Mia nuk janë zbrazur, mos u shqetësopër furnizimin tënd;
3. Për sa kohë e dinse armiku yt (shejtani) nuk ka vdekur, mos ji i sigurt nga sulmi i tij dhe mos ndalosë luftuari me të;
4. Derisa të mos jesh i sigurt se të kam falur, mos i qorto mëkatarët;
5. Derisa të mos hysh në xhenetin Tim, mos ji i sigurt nga kurthi im.”

O Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë, dhe të mira në botën e ardhshme dhe na shpëto nga zjarri. Amin !!!

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

Maqedoni4 minutes ago

VMRO: Pas çështjes “Alta Banka” qëndrojnë interesat e biznesit të LSDM-së dhe BDI-së

Kosovë1 hour ago

Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena

Maqedoni1 hour ago

Dallimi kryesor është se ligji lejon përdorimin e gomave dimërore ose gomave verore me zinxhirë bore, por me kushte të ndryshme

Shqipëri2 hours ago

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministri nuk ia pranon: Ç’punë ke ti me këtë çështje?

Kosovë3 hours ago

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë

Bota4 hours ago

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

Kosovë5 hours ago

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

Kosovë8 hours ago

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Maqedoni9 hours ago

Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!

Shqipëri10 hours ago

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

Kosovë11 hours ago

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

Shqipëri12 hours ago

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

NA NDIQ NË FACEBOOK