Lajme
Nuk pranon rinovimin me Chelsean, rivalët fusin hundët për Abraham

Chelsea prej muajsh po punon për të bindur Tammy Abraham të rinovojë, por ky mision nuk po shkon në rrugën e duhur. Mediet angleze raportojnë se gjigantë të tjerë të Premier Legaue dhe të tjerë europianë.
Interesimi i tyre natyrisht ka shkuar edhe në veshët e Abraham dhe ky i fundit nuk është i bindur nëse duhet të rinovojë, apo të kërkojë shitjen në verë, teksa kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2023.
Ngërçi qëndron te Erling Haaland. Chelsea është në kërkim të tij dhe kjo e bën Abraham të mendojë largimin, i shtyrë edhe nga interesi i madh i klubeve të tjerë. 26-vjeçari numëron 6 gola dhe 2 asiste në 20 ndeshje këtë sezon në Premier League.
.

















