Lajme
“Nuk ka më përballje mes liderve”/ Erla Mëhilli tregon si kanë ndryshuar fushatat elektorale

Ish zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, ka komentuar situatën zgjedhore, duke u fokusuar tek mënyra se si kanë ndryshuar fushatat elektorale ndër vite.
Ajo tha se ka ikur koha e mitingjeve të mëdha, dhe se sot nuk ka më një përballje mes liderve.
“Fushata e Bashës po shkon drejt stilit të Berishës, me takime masive.
Megjithëse është fushatë atipike, në kohë pandemie, Rama po e përdor për të theksuar papërgjegjshmërinë e kandidatit për kryeministër.
Ka ikur koha e mitingjeve, nga eksperienca e vitit 2013, masiviteti nuk të tregon asgjë, as fitore, se mesazhin e përcon njësoj.”
Por si e shikon Mëhilli përballjen mes liderve?
“Që nga viti 2002 ne nuk kemi parë një përballje mes dy liderve ne një studio televiozive, që nga koha e Nanos dhe kjo është për të ardhur keq.
Mbaron kandidati PS, i le radhën të PD, pastaj vjen i LSI”, theksoi Mëhilli në euronews./CNA.al




















