Connect with us

Lajme

“Nuk do marrim pjesë në zgjedhje”/ Koço Kokëdhima ka këto fjalë për PS dhe PD-në

Publikuar

Kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima i ftuar në në studion e Mustafa Nanos foli për mos marrjen pjesë në zgjedhjet e përgjithshme, ku ndër të tjera tha se:

“Nuk do të marrim pjesë në zgjedhje nëse nuk kanë integritet dhe liri. Ato janë zgjedhje që bëjnë vetëm tre partitë e mëdha poltike. Ato vetë i organizojnë, vetë i numërojnë, vetë i ndajnë. Ne vetë e kemi deklaraur vazhdimisht që nuk do të marrim pjesë. Zgjedhjet nuk janë demokratike”.

Pjesë nga intervista

Mua kjo më duket si zgjidhja që bëri PD për të djegur mandatet por nuk i shërbeu atyre?

PD është një nga mëkatarët për shkatërrimin e zgjedhjeve. Bashkë me PS-në ajo e ka braktisur shumë herë parlamentin dhe institucionet e shtetit shqiptar. Por ka qenë edhe përgjegjesë për zgjedhjet jo demokratike që bëhen në Shqipëri.

Ju e keni qortuar vendimin e PD-së në atë kohë, për djegien e mandateve?

Sigurisht, me forcë. Pasi Basha bëri marrëveshje me Ramën, e tradhëtoi projektin e tij dhe shkoi në zgjedhje sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ai nuk e mbështeti idenë e Republikës së Re. Të gjitha këto u harruan dhe shkuan në zgjedhje me kompromis me PS-në.

Ju kur flisni për dmeokratizmin e zgjedhjeve, flisni për instalimin e mundësive për një garë të barabartë. Ju çfarë kërkoni?

Së pari nuk mund të ketë zgjedhje nëse nuk rikthehet shenjtëria e kutisë së votimit. Nëse kutia magjike apo e mistershme, që bën të mundur të ndërrohet psuhteti, preket, nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje, pra nëse ajo është kasaforta e pisllëqeve të PS dhe PD, është e kotë.

PD bëri negociata për një garanci, me Ambasadoren e SHBA-së, apo nuk i mbështesni?

PD nuk përfaqëson opozitën e përgjithshme në Shqipëri. Si mund të ketë zgjedhje kur votat i numëron PS dhe PD.

Kush duhet t’i numërojë?

Ne e kemi deklaruar. Duhet një administratë zgjedhore apartiake, që prodhohet me ligj. Nuk mund të jenë dy kriminelët më të mëdhenjë të zgjedhjeve në Shqipëri, që kanë bërë krimet elektorale, zotërit e kutisë dhe komisioniet të numërimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK