Religjion
Një rregull i rëndësishëm kur njerëzit ju ofendojnë, shpifin, përgojojnë…

Nëse njerëzit shpifin për ne, na sulmojnë ose ofendojnë, a duhet t’ua kthejmë në të njëjtën mënyrë, siç edhe bëjmë, apo duhet të bëjmë diçka tjetër që të tregojmë se nuk jemi si ata?
Në situata kur njerëzit u përgojojnë, ju shpifin, ofendojnë, mos ua ktheni në të njëjtën mënyrë dhe mos u arsyetoni për atë që ju akuzojnë.
Si të veprojmë?
Rregulli i parë: Shih dhe mëso kush flet gjëra negative për ty.
Rregulli i dytë: Atë dhe rastin e tij leje në dorën e Zotit. Lutu Allahut për padrejtësinë që të është bërë, ndërsa Allahu do të gjykojë drejtë. Në një situatë të tillë duhet të jesh me Zotin dhe ti kthehesh Atij, jo të bashkëpunosh me njerëzit. Njerëzit nuk do të besojnë, nuk do të dëgjojnë, do të dyshojnë në fjalët tua, Allahu është Ai që do të dëgjoj.
Zemrën drejtoje drejtë Zotit, lej njerëzit!
Mos harroni se çka ka thënë Zoti në Kuran në lidhje me mbrojtjen e nderit të besimtarit: “Allahu, në të vërtetë i mbron besimtarët.” (Haxh 38)
Të mos harrojmë se edhe të Dërguarin e Allahut s.a.v.s e kanë ofenduar dhe kanë folur fjalë të shëmtuara! E kanë quajtur gënjeshtar, magjistar, i çmendur, mashtrues…. dhe ai asnjëherë nuk u tha mekasve: Jo, unë nuk jam gënjeshtar, mashtrues… Ai rastin e tij ia la në dorë Allahut xh.sh.
Allahu e mbrojti atë dhe atyre u dha atë që merituan. Andaj, mos ua kthe në të njëjtën mënyrë, drejtoje zemrën tënde drejt Zotit dhe atij ktheju për njerëz të tillë, Zoti është i Drejti!
Saudin Cokoja
Përktheu: Arsim Dauti
(Islampress)






















