Connect with us

Lajme

Muhamed Zekiri: Nuk ka Maqedoni të Veriut pa shqiptarët

Publikuar

më

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar tension mes palëve politike. Mumamed Zekiri, nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut (LSDM) tregon për Balkan Talks arsyet e këtyre tensioneve.

“Tensioni e bën opozita maqedonase pasi nga shqiptarët duan të bëjnë regjistrimin, i cili duhet parë si statistikor, jo politik. Ka filluar regjistrimi i diasporës dhe duhet të regjistrohen të gjithë online, ku deri tani mbi 40 mijë janë regjistruar nga diaspora dhe në prill fillon regjistrimi brenda vendit,”– thotë nënkryetari i LSDM-së.

Në vitin 2012 dështoi regjistrimi i popullsisë pasi sipas z.Zekiri ai proces kaloi nga statistikor në politik.

“Është harmonizuar ligji sipas standardeve evropiani, në 2012 dështoi nga politizimi që ju bë regjistrimit, ku donin regjistrim jashtë ligjit dhe u ndërpre ky proces. Mendoj se duhet të dalim sa jemi dhe jo më shumë apo më pak dhe kjo nuk do kontestohet nga shqiptarët,” – shprehet z.Zekiri.

Polemikave të opozitës maqedonase për regjistrimi Muhamed Zekiri i përgjigjet duke thënë se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni të Veriut.

“Askush nuk e rrit dot numrin artificialisht, por ata kanë problem në mënyrën si mendojnë politikën. Maqedoni nuk ka pa shqiptarët dhe pa qytetarët e saj nuk ka shtet. Duhet ta shohin si proces statistikor, dikush ka probleme të tilla dhe del proteston. Të drejtat që ka fituar një komunitet do jenë gjithmonë dhe ne do e çojmë deri në fund këtë census,” – tregon Zekiri.

Gjatë intervistës gazetari Franko Egro e pyeti dhe për problemin me Bullgarin, për këtë çështje z.Zekiri tha se janë në bisedime.

“Interesi ynë si shtet është të zgjidhim çështjen më Bullgarin, që mos kemi probleme për integrimin në Bashkimin Evropian. Ne ishim gati për të hapur bisedimet, por inat i Bullgarisë e ndërpreu këtë, por ne jemi në kontakt me ta për të zgjidhur çështjen,” – shprehet Zekiri.

Ndërsa pyetjes se përse zgjodhën vaksinën kineze dhe ruse, z.Zekiri iu përgjigje se e bëmë për shëndetin e popullit, por drejtimi i tyre dihet që është drejt perëndimit.

.

Lajme1 hour ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni2 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri3 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme4 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri6 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme7 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni8 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri8 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme9 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni10 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri10 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

NA NDIQ NË FACEBOOK