Connect with us

Sport

Mrekullia në Argjentinë, “Maradona shpëtoi Bocan”

Publikuar

Në Argjentinë nuk flitet për asgjë tjetër. Një episod i pabesueshëm në Superclasico i mohon fitoren River Plate-t: topi u duk se po kalonte vijën fatale, por më pas … Në vendin latino-amerikan e konsiderojnë mrekulli: “Maradona shpëtoi Bocan”. Dhe në të vërtetë, duke parë disa herë episodin që i mohoi fitoren Riverit në Superclasico, nuk mund të kuptohet se si ishte e mundur që topi të mos kalonte vijën.

Ishte minuta e 89-të, rezultati është 1-1 në “Bombonera”, kur një krosim nga e djathta nga Girotti u devijua në zonë nga një mbrojtës i Bocas, me topin që niset drejt portës. Por, në çastin e fundit, merr një trajektore të pabesueshme, aq sa për t’i dhënë mundësi portierit të ndërhynte në kohë ndaj lojtarit kundërshtar, që tentoi ta shtynte topin në rrjetë.

NA NDIQ NË FACEBOOK