Connect with us

Sport

Mourinho: Fansat e mi personalë më japin forcë, trajnerët nuk bëjnë dot mrekulli!

Publikuar

Jose Mourinho nuk do të jetë asnjëherë i zakonshëm, monoton, brenda kornizave dhe të ndjekë gjithmonë rregullat strikte, “The Special One” është pikërisht i tillë “i veçantë”. Së fundmi trajner i Tottenhamit gjatë një bisede online në kuadër të një eventi të oraganizuar nga sponsorët me fnasat nga Singapori ka treguar se çfarë fshihet pas motivit të tij për të punuar në një botë të bukur por të vështirë si ajo e futbollit.

“Të jem i sinqertë, forcën dhe motivimin e marr nga vetja ime fillimisht, më pas nga njerëzit e dashur që më qëndrojnë pranë, më pas edhe nga tifozët e mi personalë që i dua dhe e di që edhe ata më duan, edhe pse nuk i kam takuar asnjëherë. Fansat e mi  i kam quajtur gjithmonë “Murinjistas”, dhe ka shumë të tillë në të gjithë botën, më motivojnë vërtetë shumë.”

Më tej tekniku 58-vjeçar i lëshoi një shigjetë edhe kritikëve të filozfisë së tij.

“Nuk besoj se kur flasim për futboll, po diskutojmë se si të shpikim një anije kozmike. Kritikët mendojnë se mund të diskutojnë rreth futbollit me disa prej trajnerëve më të mirë në botë, këtu është e bukura e këtij sporti që i jep të drejtën çdo njeriu të japë mendimin e tij. Jam mësuar tashmë me kritikat, nuk më bëjnë përshtypje.”

Tekniku i Tottenhamit dha edhe disa këshilla të vyera për të gjtiha ata që kanë dëshirë të praktikojnë atë që konsiderohet si mbreti i sporteve.

“Nëse ju mendoni që një trajner mund të shndërrojë një lojtar të pa motivuar në një futbollist të motivuar, ose një lojtar nga jo profesionist në profesionist, atëherë e keni gabim, trajneri nuk bën mrekulli. Motivin duhet ta gjeni tek dashuria për futbollin. Shikoni Ibrahimovic, është 39-vjeç dhe luan gjithë pasion, sepse e motivon dashuria për këtë sport, jo paraja sepse para ka fituar shumë tashmë. “

 

NA NDIQ NË FACEBOOK